Lidhje

Shqipëri: Partia Socialiste zhvillon kongresin e jashtëzakonshëm


Në Shqipëri kongresi i partisë socialiste vendosi që më 26 shtator në këtë parti të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm. Në garë janë tre kandidatë, zoti Maqo Lakrori ish ministër në kabinetet qeveritare socialiste, anëtari i kryesisë Arben Malaj dhe kryetari aktual Edi Rama. Kongresi miratoi rezoltunë sipas së cilës nuk njihen rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Edhe zoti Rama në fjalën e tij si kandidat pë kryetar nuk pranoi asnjë përgjegjësi të tij për rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se fitorja i është grabitur me dhunë sipas tij për shkak të deformimeve të rënda të procesit zgjedhor. //mm//

XS
SM
MD
LG