Lidhje

Pres. Obama: Ted Kenedi, një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës


Presidenti Barak Obama mbajti fjalimin e lamtumirës sot gjatë ceremonisë mortore të senatorit amerikan Ted Kenedi, duke nderuar një prej mësuesve të tij jo vetëm si kampion politik, por edhe si burrë me një personalitet të fuqishëm dhe zemërgjerë.

Duke folur gjatë ceremonisë në kishën katolike në Boston, zoti Obama tha se senatori Kenedi u bë një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës sonë përmes përpjekjeve për të gjetur kompromise. Ai vlerësoi gjithashtu shpirtin e tij të pamposhtur që e bëri atë të duronte dhe të tejkalonte dhimbjen dhe tragjedinë si dhe gabimet e tij personale të shumë-publikuara.

Eduard Kenedi ishte patriarku i një prej familjeve më të famshme politike amerikane, dhe ceremonia e tij mortori mblodhi shumë njerëz të elitës së Uashingtonit, ish presidentët Xhimi Kartër, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush, si dhe më shumë se 60 senatorë dhe anëtarë të tjerë të kongresit amerikan.

Arkivoli i zotit Kenedi do të dërgohet në Uashington DC, ku do të kalohet para ndërtesës së Kongresit amerikan para se të dërgohet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Atje ai do të varroset pranë vëllezërve të tij të vrarë, presidentit Xhon Kenedi dhe senatorit Robert Kenedi. Ted Kenedi vdiq të martën në moshën 77-vjeçare nga kanceri në tru.//mm//

XS
SM
MD
LG