Gazeta Sunday thotë se Britania vendosi në vitin 2007 për lirimin e autorit të shpërthimit në Lockerbi pas ngecjes së bisedimeve mes Libisë dhe gjigandit British Petrolium.
Gazeta thotë se ministri i drejtësisë Jack Straw në dhjetor të atij viti ndali përpjekjet për ta përjashtuar Abdel Baset al-Megrahin nga një marrëveshje për transferimin e të burgosurve. Disa javë më vonë të dyja palët nënshkruan një marrëveshje 25 miliardë dollarëshe për naftë.
Gazeta thotë se e bazon njoftimin në korrespondencën e vjedhur mes zotit Straw dhe homologut të tij skocez Kenny MacAskill. Në një nga letrat, zoti Straw citon “interesin e jashtëzakonshëm të Britanisë” në vendimin për transferimin e të burgosurve.
Javën e kaluar kryeministri Gordon Brown këmbënguli se qeveria e tij nuk kishte rol në lirimin e Megrahit .
Kompania British Petroleum i ka mohuar akuzat se faktorët politikë kanë luajtur rol në ratifikimin e marrëveshjes së naftës.//mm//