Lidhje

Japoni: Anketat shpallin opozitën fituese të zgjedhjeve parlamentare


Partia demokrate e opozitës në Japoni ka filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re, pasi anketat treguan fitore të sigurtë në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Anketat e marra pas votimit nga mediat japoneze parashikojnë që demokratët do të kenë më shumë se 300 vende në dhomën e përfaqësueve me 480 anëtarë. Kjo parti kontrollon tashmën e lartë të Këshilltarëve me mbështetjen e partive të vogla.

Rezultatet zyrtare priten nesër.

Agjencia shtetërore e lajmeve Kiodo tha se udhëheqësi i partisë demokrate që pritet të bëhet kryeministër, Jukio Hotajama filloi të konsultohet për transferimin e pushtetit nga administrata e kryeministrit Taro Aso.

Zoti Aso pranoi humbjen e partisë së tij liberal demokrate që gëzoi më shumë se 50 vjetë pushtet.

Zoti Hatojama doli në televizor për të shprehur respektin e tij për votuesit. Ai tha se vota reflekton qartësisht një dëshirë të thellë të publikut për ndërrimin e pushtetit në Japoni.

Para zgjedhjeve anketat e opinionit tregonin se votuesit ishin të shqetësuar për gjendjen e ekonomistë japoneze dhe popullësinë e saj në plakje.

Kryeministri i ardhshëm ka premtuar të ndryshojë politikat qeveritare.//mm//
XS
SM
MD
LG