Lidhje

Kosovë: Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave të zhdukur


Në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, Kosova ende numëron 1 mijë e 900 persona, fati i të cilëve mbetet i pandriçuar edhe dhjetë vjet pas përfundimit të luftës. Në manifestimet e organizuara me rastin e kësaj dite, familjarët e të zhdukurve u bënë thirrje institucioneve vendase e ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që është ndër trashëgimitë më të dhimbshme të luftës së Kosovës. //mm//

XS
SM
MD
LG