Lidhje

Një javë e ngarkuar për astronautët në hapësirë


Astronautët në bordin e anijes së hapësirës “Discovery” do të kenë një javë të ngarkuar, pas lidhjes me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Agjencia e Hapësirës NASA thotë se të dy anijet e hapësirës do të qëndrojnë të lidhura për më tepër se një javë.

Gjatë kësaj kohe, astronautët kanë të plan të kryejnë tre ecje në hapësirë, gjatë të cilave do të kryejnë punë për mirëmbajtjen e stacionit. NASA thotë se ecja e parë do të kryhet nesër.

Astronautët Nicole Stott dhe Danny Olivas do ta fillojnë punën me zëvendësimin e një rezervuari me amoniak. Ata po ashtu kanë në plan të riparojnë dy laboratorë të ngjitur tek stacioni hapësiror.

NASA thotë se rezervuari me 800 kilogramë amoniak është më i rëndi që kanë zëvendësuar ndonjëherë astronautët gjatë ecjeve në hapësirë. Megjithëse objektet në hapësirë nuk kanë peshë, ato kanë masë, gjë që e vështirëson lëvizjen e objekteve të mëdha.//lk

XS
SM
MD
LG