Lidhje

Gjermania angazhohet në bisedimet për Iranin


Gjermania njoftoi se do të presë 6 vende këtë javë për bisedime të nivelit të lartë lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Jens Ploetner, tha sot se bisedimet do të jenë të nivelit të lartë në sektorin e shërbimit civil. Ai nuk pranoi të jepte hollësi rreth datës apo vendit, ku do të mbahet takimi, por zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe ata francezë thanë se ai do të zhvillohet këtë javë në Frankfurt.

5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina, plus Gjermania, kanë zhvilluar takime të rregullta për të diskutuar rreth programit të Iranit. Takimi i kësaj jave pritet të përqëndrohet në se Kombet e Bashkuara do të vendosin sanksione më të ashpra kundër Iranit.//lk

XS
SM
MD
LG