Lidhje

Iraku i kërkon Serbisë kthimin e avionëve luftarakë


Zyrtarët irakianë kanë kërkuar kthimin e 19 aeroplanëve luftarakë që regjimi i Sadam Huseinit i kishte dërguar në Serbi për shërbime mekanike para 20 vjetësh.

Ministria irakiane e Mbrojtjes thotë se e zbuloi kohët e fundit mungesën e aeroplanëve. Ajo tha se një delegacion irakian do të nisej për në Serbi për të negociuar kthimin e tyre.

Ministria serbe e Mbrojtjes tha se vetëm dy prej aeroplanëve janë të gatshëm për përdorim. Zyrtarët irakianë thanë se kanë arritur një marrëveshje paraprake me Serbinë për riparimin e aeroplanëve të mbetur. //ad//
XS
SM
MD
LG