Lidhje

Kaliforni: Dy zjarrfikës humbin jetën në luftën me flakët


Zyrtarët thanë se dy zjarrfikës që po përpiqeshin të shuanin flakët humbën jetën në shtetin e Kalifornisë, në pjesën përëndimore të Shteteve të Bashkuara, kur makina e tyre u rrokullis në një mal afër Los Anxhelosit.

Ndërkohë, zjarrëfikësit thonë se zjarret e mëdha në afërsi të Los Anxhelosit po kërcënojnë rreth 12 mijë shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

Zyrtarët thanë se koha e thatë me temperatura të larta ka bërë që flakët të përfshijnë një sipërfaqe toke prej 14,000 hektarësh. Sot parashikohet që moti të vazhdojë të jetë i thatë dhe me temperatura të larta deri në 32 gradë celsius. Temperaturat e larta parashikohet të zbresin në fund të kësaj jave.

Njoftohet se së paku tre persona janë lënduar rëndë nga zjarret. Autoritetet thanë se dy nga këta persona janë djegur rëndë kur ata po përpiqeshin t'i shmangeshin zjarrit duke qëndruar në një vaskë uji në oborrin e shtëpisë së tyre.

Mediat njoftojnë se zjarri gjithashtu po kërcënon Mount Wilson ku gjendet një observator historik, dhe disa antena transmetuese të radios dhe televizionit. //kk//

XS
SM
MD
LG