Lidhje

Shenja përmirësimi të tregut amerikan të shtëpive


Indekset kryesore të bursës kapën nivelin më të lartë për këtë vit, pas raportit të Rezervës Federale për perspektivën ekonomikedhe një raporti për shtimin e numrit të shtëpive të shitura në shkallë kombëtare.

Shoqata Kombëtare e Agjentëve Imobiliarë thotë se shitjet e shtëpive u ngritën 7 përqind në muajin korrik, shifra më e lartë kjo në një muaj në më shumë se 19 vjet. Ky lajm i mirë ka shtuar shpresat për rigjallërimin e ekonomisë.

Megjithatë, në përgjithësi gjendja ekonomike e vendit nuk është aq pozitive sa mund të duket.NARRATOR: Shitjet e shtëpive ekzistuese u ngritën përtej parashimimeve në muajin korrik, duke ngjallur optimizëm se ekonomia amerikane është në rrugë të mbarë.

Patrick Lashinsky i Zip Realty shpjegon:

"Çmimet nuk kanë qënë më të përballueshme se tani në shumë vjet. Ato kanë tënë 25 deri në 30 pëqind. Interesat bankare janë të ulta dhe mjaft konsumatorë janë në pritje për të blerë. Duke i kombinuar këto me 8 mijë dollarë kredi taksash për ata që blejnë shtëpi për herë të parë, është krijuar një kërkesë e fortë”.

Po shtimi i kërkesës është pjesë e një aspketi më të gjerë të këtij tregu. Megjithëse ai shënoi ngritjen më të lartë në 10 vjet, mesatarisht pronarët e shtëpive kanë humbur 15 përqind të vlerës së tyre.

Ekonomisti Mark Zandi thotë se kjo është simptomë e një problemi më të madh në tregun e banesave.

"Çmimet e shtëpive do të vazhdojnë të bien për sa kohë që falimentimet vazhdojnë të rriten, prandaj mbetet për t’u parë dhe shpresojmë që plani i presidentit për modifikimin e huave ta ndalë këtë krizë”.

Por kritikët e planit të qeverisë që synon të ndihmojë pronarët e shtëpive në vështirësi, thonë se më pak se 10 përqind e huave janë modifikuar. Kjo do të thotë se shumë pronarë shtëpish do të vazhdojnë të paguajnë interesa të larta për hua që janë më të mëdha se sa vlera e shtëpive. Muajin e kaluar më shumë se 360 mijë pronarë të tjerë shtëpish falimentuan, një shifër kjo 30 përqind më e madhe sa sa viti i kaluar.

Zandi thotë se pjesërisht problemi qendron në faktin se bankat ende hezitojnë të japin hua.M

"Ato janë të pasigurta, pasi papunësia është në rritje, çmimet e shtëpive ende po bien, dhe për sa kohë që kjo prirje të vazhdojë, ato do të hezitojnë në dhënien e kredive”.

Agjentët imobiliarë thonë se shumica e pronarëve të shtëpive që kanë në palan të qendrojnë në shtëpitë ku janë, nuk kanë arsye të shqetësohen.

"Në qoftë se nuk do ta shesësh shtëpinë, nuk ke pse shqetësohesh nga statistikat. Çmimet do të ngrihen përsëri, ndoshta jo për një vit ose dy, por për mendimin tim brenda pesë deri në shtatë vjet, situata do të jetë e favorshme për pronarët e shtëpive”.

Kjo pikpamje optimiste nuk mjafton për katër milionë pronarët e shtëpive që me vështirësi paguajnë këstin mujor. Ndërkohë që papunësia pritet të arrijë kulmin vitin e ardhshëm dhe shqetësimi është se falimentimet do të vazhdojnë, perspektiva e rigjallërimit ekonomik duket më pak realiste. //ad//


XS
SM
MD
LG