Lidhje

Në Kosovë fillon viti i ri shkollor

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Në Kosovë sot rreth 500 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë filluar vitin e ri shkollor. Autoritetet janë zotuar se do të përshpejtojnë procesin e përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë, përfshirë integrimin e pakicave kombëtare. Disa mijëra nxënës të komunitetit serb vazhdojnë të mësojnë sipas plan-programeve të Serbisë, ndërsa zyrtarët në Prishtinë shpresojnë se deri në vitin 2010 do të përfshijnë në sistemin e tyre edhe shkollat me mësim në gjuhën serbe.

XS
SM
MD
LG