Lidhje

Timoshenko: Kemi zgjidhur mosmarrëveshjen me Rusinë për gazin


Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko tha se Rusia dhe Ukraina e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen mbi furnizimin me gaz natyror.

Zonjusha Timoshenko i bëri këto komente sot në Poloni pas bisedimeve me kryeministrin rus, Vladimir Putin ku ishin mbledhur me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Rusia tha në fillim të këtij viti se Ukraina do të ndëshkohet nëse shpenzon më pak gaz nga sa ka pranuar në marrëveshjen që u arrit në janar. Mirëpo udhëheqësja ukrainase thotë se në bazë të marrëveshjeve të tanishme vendi i saj duhet të paguaj vetëm aq sa shpenzon.

Konflikti rreth çmimeve të gazit natyror ka mbizotëruar kohët e fundit marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit, çka shkatoi ndërprerjen e përkohëshme të gazit rus për Ukrainën dhe Evropën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG