Lidhje

FMN shtyn një vendim për t'i dhënë huanë Serbisë


Fondi Monetar Ndërkombëtar shtyu marrjen e një vendimi mbi këstin e dytë të një huaje prej 4 miliardë dollarësh për Serbinë, ndërkohë që ra dakord ta lejojë këtë vend të ketë një deficit buxhetor më të madh për këtë vit.

Kreu i misionit të FMN-së për Serbinë, Albert Jaeger, u tha gazetarëve sot në Bruksel se bisedimet mbi këstin e ardhshëm të Serbisë do të vazhdojnë në muajin tetor. Shuma e atij kësti mund të arrijë 1 miliar dollarëshin. Ai tha gjithashtu se FMN ka rënë dakord ta lejojë Serbinë të ketë një deficit prej 4,5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, në vend të kufirit prej 3 për qind, që u caktua në fillim të vitit.

Njoftimi i zotit Jaeger u bë pas një javë bisedimesh për të përcaktuar në se Serbia duhet të marrë këstin e ardhshëm të huasë së FMN-së. (ze)

XS
SM
MD
LG