Lidhje

70 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore


Veteranë dhe udhëheqës politikë nga e gjithë Europa dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën së bashku sot në veri të Polonisë për të shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore 70 vjet më parë.

Në ceremonitë e sotme merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Udhëheqësit polakë dhe njerëz të tjerë të shquar filluan ceremoninë përkujtimore që para agimit në portin baltik të Gdanskit. Kjo ceremoni shënoi orën e saktë kur anija luftarake gjermane Shlesvig Holshtajn hapi luftën duke bombarduar një pikë të vogël ushtarake polake jashtë qytetit.

Presidenti polak Lech Kazinski e quajti këtë pikë në Vesterplate, ku polakët bënë qëndresë për shtatë ditë me radhë, simbol të luftës heroike dhe provë të patriotizmit dhe shpirtit të pathyer. Ai kujtoi edhe pushtimin sovietik të Polonisë me 17 shtator si thikë pas shpine.

Pak para ceremonive të sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel i tha një televizioni të vendit të saj se Gjermania naziste kishte shkaktuar vuajtje të pafunda në botë gjatë një lufte që u kishte marrë jetën dhjetra miliona njerëzve.

Disa orë më vonë, zonja Merkel dhe kryeministri rus Vladimir Putin iu bashkuan udhëheqësve të tjerë në ceremonitë e vënies së kurorave.

XS
SM
MD
LG