Lidhje

Rasmusen konfirmon planet për pakësimin e trupave në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen thotë se aleanca do t’u përmbahet planeve për të pakësuar praninë e saj ushtarake në Kosovë, megjithë trazirat e kohëve të fundit në vend.

Të paktën shtatë vetë u plagosën kohët e fundit, kur pakica serbe dhe shqiptarët u përleshën në qytetin e Mitrovicës.

Megjithatë, zoti Rasmussen tha se “në përgjithësi gjendja e sigurisë është përmirësuar”.

Ai konfirmoi planet për pakësimin e numrit të trupave në Kosovë nga 15 mijë në 10 mijë në fillim të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG