Lidhje

Irak - gushti, më vdekjeprurësi në 13 muaj


Qeveria irakiane thotë se numri i viktimave nga dhuna në gusht ishte më i larti gjatë 13 muajve të fundit.

Të dhënat e lëshuara nga qeveria tregojnë se gjatë muajit të kaluar u vranë më shumë se 450 irakianë, përfshi 393 civilë dhe mbi 1 mijë e 500 të tjerë u plagosën.

Një anëtar i komisionit të sigurimit në krahinën Nenevah, Khalaf Aido thotë se gjendja e sigurisë në vend është më keq sesa pritej pasi forcat irakiane të sigurimit merrnin kontrollin.

Ai thotë se pajisje më të sofistikuara nevojiten përgjatë rrugëve kryesore, në mënyrë që forcat e sigurimit të mund të diktojnë makinat bombë dhe lëndë të tjera shpërthyese./a/

XS
SM
MD
LG