Lidhje

Sulm vetëvrasës ndaj zyrtarëve qeveritarë në Afganistanin lindor


Një autor sulmi vetëvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese në një grumbull zyrtarësh qeveritarë në Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 23 veta, mes tyre edhe zëvëndës-shefin e zbulimit afgan.

Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në një xhami në qytetin Mehtarlam në provincën Laghman, rreth 100 kilometra në lindje të Kabulit.

Autoritetet dyshojnë se zyrtari i zbulimit, Abdullah Laghmani ishte objektivi i sulmit.

Një zëdhënës i talebanëve tha se grupi militant ishte përgjegjës për shpërthimin.

XS
SM
MD
LG