Lidhje

Latoja Xhekson nxjerr videon e saj të re muzikore në iTunes


Anëtarja e familjes së famshme muzikante amerikane, Latoja Xhekson, motra e Majkëll Xheksonit, po përpiqet ta sjellë përsëri në qendër të vëmendjes karrierën e saj muzikore, me videon e re të këngës “Home”.

Videoja e publikuar të hënën në I-Tunes, paraqet këngëtaren në një lisharëse. Kjo është videoja e parë muzikore e Latojas, pas 20 vjetësh. Të gjitha fitimet nga shitja e këngës dhe videos, këngëtarja do t’ia dhurojë shoqatës për SIDË-n, “AIDS Project LA”.

Jackson është bashkautore dhe bashkëproducente e këngës, me Xhefri Filips. Teksti i këngës flet për kujtimet e saj të fëmijërisë. Kompania e regjistrimeve JaTail Records kishte në plan të publikonte një tjetër këngë solo nga albumi, por për shkak të vdekjes së vëllait të këngëtares, Majkëll Xheksonit, ata thanë se “Home” do të ishte zgjedhja më e mirë.

XS
SM
MD
LG