Lidhje

SHBA-Rusi, përparim për shkurtimin e armëve bërthamore


Media ruse njofton se Moska dhe Uashingtoni po bëjnë përparim në arritjen e një marrëveshjeje të re deri në fund të vitit për të shkurtuar arsenalin e armëve bërthamore të luftës së ftohtë.

Njoftimet e sotme citojnë ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov të ketë thënë se marrëveshja do të arrihet në kohë. Zoti Lavrov tha gjithashu se presidentët e të dy vendeve do të informohen në një samit të vendeve të industrializuara në shtator.

Në korrik presidenti Obama dhe homologu i tij rus ranë dakord për një marrëveshje që do të zëvendësojë traktatin e vitit 1991, i cili skadon në dhjetor.

Të dy udhëheqësit udhëzuan negociatorët e tyre që të finalizojnë një traktat për pakësimin e numrit të mbushjeve bërthamore. Marrëveshja e re pakëson ndjeshëm numrin e mjeteve hedhëse. //ii

XS
SM
MD
LG