Lidhje

Greqi, zgjedhjet e parakohshme më 4 tetor


Kryeministri grek Kostas Karamanlis caktoi 4 tetorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zoti Karamanlis e njoftoi këtë datë sot në televizionin kombëtar, duke thënë se qeveria e tij ka nevojë për një mandat të ri politik për të nisur reformat ekonomike.

Ai tha se vendi përballet me dy vjet të vështirë ndërsa qeveria lufton me një rritje të ndjeshme të papunësisë dhe me ngadalësimin ekonomik.

Anketat e opinionit tregojnë se partia Demokracia e Re vjen pas Pasok-ut të opozitës socialiste.

Mbështetja për socialistët u rrit 6 përqind gjatë ditëve të fundit pas ankesave të gjera publike rreth veprimeve të qeverisë për frenimin e zjarreve që dogjën pyje dhe shtëpi në veri të Athinës.

Zgjedhjet ishin të planifikuara për në vitin 2011. Por opozita kërcënoi se do të detyronte qeverinë të organizaonte votime të parakohshme, duke mos i lënë kryeministrit shumë mundësi por të caktonte një datë për zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG