Lidhje

Presion në rritje për t'u prerë rrugën kompensimeve për drejtuesit


Tri nga vendet kryresore të Evropës po bëjnë thirrje për rregulla botërore për të kufizuar shpërblimet e ekzekutivëve të bankave.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown, iu bashkua dje Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, dhe Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në përpjekje për të ndryshuar gjithë praktikën e shpërblimeve që u dha mundësi ekzekutivëve të merrnin vendime tepër të rrezikshme afatshkurtëra.

Dhe ishin pikërisht vendimet e nxituara ato që dëmtuan bankat dhe gjithë ekonominë. Rregullat e propozuara parashikojnë që disa nga shpërblimet të shtyhen, për t'u dhënë mundësi ekzekutivëve të mendohen më gjatë dhe më mirë.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të Suedisë, të tre udhëheqësit thonë se shpërblimet duhet të mbahen nën kontroll dhe bankat që refuzojnë të zbatojnë rregullat duhet të ndëshkohen. //ad//

XS
SM
MD
LG