Lidhje

SHBA, ish ligjvënësi Xhejms Trafikant lirohet nga burgu


Në Shtetet e Bashkuara, ish ligjvënësi demokrat Xhejms Trafikant u lirua nga burgu federal pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh nën akuzat për ryshfete dhe pagesa të paligjshme.

Trafikant doli nga burgu i Minesotës, i veshur thjeshtë, me një pako nën sqetull dhe menjëherë hypi në një taksi që e priste. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Përkrahësit e Trafikantit po planifikojnë të organizojnë të dielën një mbrëmje mirëseardhëse në qytetin e tij Youngstaun të shtetit Ohajo. Xhejms Trafikant, ish sherif dhe ish kongresmen, ende nuk ka thënë në se ka në plan të kthehet në jetën publike.

Xhejms Trafikant është një prej dy ligjvënësve të vetëm që nga mesi i shekullit të 19-të, i përjashtuar nga Kongresi për shkejen e etikës.

Në gjyqin në vitin 2002, Trafikant nuk pranoi avokat dhe mbrojti veten. Ai u dënua për marrje ryshfetesh nga afaristë të ndryshëm dhe për pagesa të paligjshme nga personeli i tij gjatë kohës si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan./a/

XS
SM
MD
LG