Lidhje

Lufta e Dytë Botërore dhe ndikimi i saj në modë


Afërsisht 70 vjet më parë Lufta e Dytë Botërore transformoi jetët e miliona njerëzve. Një nga aspektet që u ndikuan nga lufta, ishte dhe moda e veshjes tek femrat. Për herë të parë, uniforma ushtarake u pa si një tendencë moderne në veshjet e kohës, e kushtëzuar kjo nga shtrenjtësia e veshjeve, dhe nga rekrutimi i një numri të madh femrash në ushtri.


Lufta e Dytë Botërore pati një ndikim dirket mbi modën. Gratë që punonin në ushtri, kishin unifroma përkatëse gjatë orëve të tyre të punës. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 15 mijë gra shërbyen në forcat e armatosura. Ato punonin në sektorë që kërkonin aftësi të larta teknike, si mekanike apo operatore në lidhjet radiofonike.

Beatricë Behlen është kuratore e Modës dhe arteve dekorative në Muzeun e Londrës. Ajo thotë:

“Kishte mjaft njerëz që vishnin uniformë, dhe kjo mendoj bëri që uniforma të kishte ndikim. Nëse do të lidhnit uniformën me burrat që e vishnin atë, patjetër që ata mendojnë se ishte më maskuline. Por gjatë Luftës së Dytë faktikisht pati shumë femra të cilat vishnin unifromë gjatë gjithë kohës”.

U desh kohë që publiku të pranonte idenë e grave me uniformë. Por në vitet 1940 veshja ushtarake e gjeti veten në paraqitjen moderne të kohës. Në Britaninë e Madhe, më shumë se 1 milion gra iu bashkuan Shërbimit Vullnetar të Grave, i formuar për të mbështetur mbrojtjen civile. Disa prej uniformave të tyre mbahen ende në Muzeun e Londrës.

Gjatë lufëts, në Britani kishte mungesa të theksuara të materialit për prodhimin e Për mos të lejuar mbylljen e fabrikave, qeveria paraqiti rrobat praktike në 1941. Behlem shpjegon:

“Prodhuesit nisën të vendosin rregulla. Ata nuk lejuan më shumë se dy kostume, jo më shumë se katër pala, dhe jo më shumë se 5 kopsa në një veshje”. Dhe për kostumet e grave psh, nuk lejohej më një rrip që ekzistonte dikur tek jeleqet e kostumeve të tyre. Gjithashtu nuk lejoheshin kopsa në fund të mëngëve, dhe ato do të përvisheshin si pantallonat”.

Fabrikat që i respektuan këto rregulla vendosnin një etiketë ku shkruhej CC41. Gjithashtu Behlem tregon se si dukej një veshje e asaj kohe "që kishte vetëm dy xhepa, nuk lejohej më shumë se dy. Kishte 4 kopsa, kur duhej të përdoreshin 6, por lejohej vetëm 4. Dhe kishte një detaj mjaft të këmdshëm tek fundet e grave, ku lejoheshin vetëm tre pala dhe katër ishin maksimumi”.

Por mungesa e veshjeve solli dhe rritjen e çmimit të tyre. Qeveria britanike ishte e shqetësuar se me rritjen e çmimit, jo çdokush do të kishte mundësinë që të përballonte paisjen me veshjet e duhura.

Kështu vendosja e regjimit të paisjes me veshje në bazë të triskës, hyri në fuqi në qershor të 1941.

Behlen thotë se “ Çdo herë që ju blinit diçka për të veshur, ju duhet të paraqisnit kuponat përkatëse. Një person kishte 66 kupona për një vit, por më pas dhe kjo shifër u pakësua. Për kostumet e burrave, duheshin 16 kupona, për kostumet e grave ishte diçka më pak, dhe po kështu për ksotume e fëmijëve”.

Megjithatë, përdorimi i kuponave nuk mund të mbulonin paisjen e personave me veshjet e duhura, ndaj njerëzit krahas triskës vazhdonin të paguanin para për të blerë rrobat.

Lufta gjithashtu ndikoi dhe në mbarëvajtjen e industrisë së modës. Gjatë pushtimit nazist, Parisi, kryeqyteti i modës botërore, nuk ishte në gjendje që të mbante standartet e dikurshme.

Behlen thotë: “se kjo ishte një kohë e mirë për Amerikën, e cila kishte stilistë mjaft të mirë në veshjet sportive dhe të përditshme si psh Claire McCardell.

Ky ishte një moment shumë i mirë për modën amerikane që mos të ndikohej nga moda europiane, dhe të kishin shitje mjaft të mira. Por mbas luftës, Parsis sërish u kthye në kryeqendrën e mods; gjithsesi mendoj se lufta e ndihmoi shumë industrinë amerikane të modës që të fuqizohej” thotë Beatrice Behlen. //ad//
XS
SM
MD
LG