Lidhje

Teknologjia në përgjigje të problemeve të syve


Trufokalet duken si syzet që mund të përdorë personazhi i filmave Harry Potter, por janë syze për persona të moshave të mëdha; për ata njerëz të cilët kanë nevojë për syze bi-fokale, që përdoren si për të lexuar ashtu edhe për të parë larg.

Teknologjia është bazuar në tre komponentë kryesorë, një lente fleksibel e pasme, një membranë e mbushur me lëng dhe një lente korrektuese e jashtme e ngjitur me magnet. Një mekanizëm i lëvizshëm kontrollon fuqinë optike. Këto syze të reja të quajtura Ttrufokale janë rezultat i dhjetëra vite pune të mjekut Stiven Kurtain, që është shpikës dhe i pakënaqur nga syzet që përdor.

"Zgjidhjet e mëparshme të jepnin një pamje të kufizuar ...të duhej të lëvizje shumë kokën dhe përseri mund të mos shihje gjithçka. Sidomos kjo vlen për lentet bifokale pa vijë në mes.

Shpikja e lenteve biofokale ose me dy largësi të ndryshme erdhi nga Benjamin Franklin i cili është fotografuar me syze të çuditshme në vitin 1764. Qe nga ajo kohë, përparimet në optikë kanë qënë tejet të vogla. Pas bi-fokaleve erdhën trifokaleve dhe në shekullin e 20-të dolën lentet e para të fuqishme, që ashtuquajturat progresive, të cilat eliminojnë vijën ndarëse të syzeve bi-fokale.

Pas vitesh eksperimentimesh dhe disa krijime jo fort të sukseshme, mjeku Kurtain zbuloi TruFocals, syze që mund të manipulohen për të rregulluar qartësinë optike në çdo lloj distance. Megjithëse mund të mos jenë zgjidhja më e mirë në të gjitha situatat, TruFocals lejojnë përdoruesit që të kenë një pamje më të zgjeruar shikimi të pastërt.

Marsi Polier Suarts është një përdoruese e kënaqur.

"Që nga momenti që i provova kam mbetur e mahnitur. Me syzet e mëparshme më duhet të lëvizja kokën lart e poshtë e anash sa herë të doja të shikoja diçka. Më dukej vetja si lavatriçe që lante rrobat. Kur vura këto syze ndjeva sikur gjeta qetësi."

Këto syze kopjojnë funksionimin normal të syve të një të riu, Në sytë normalë të të rinjve ndodhet një lente e brendëshme që shpesh quhet lentja natyrale e cila ndryshon formën nën kontrollin e trurit përmes muskujve të syrit. Në moshat e reja kjo ndodh krejtësisht në rrugë automatike. Por ndërkohë që ndodh plakja, kjo lente vjen dhe ngurtësohet dhe kështu njeriu humbet kontrollin e saj. TruFocals janë një zëvendësim mekanik i këtij funksioni. Ato ndryshojnë formë sikurse lentja e syrit normal e një njeriu të ri.

Kufizimi i vetëm i trufokaleve është forma. Skeleti duhet të jetë rrethor për të siguruar formën korrekte të lenteve të brendëshme. Ndërkohë që forma mund të mos u pëlqejë disa njerëzve, përdoruesi i TruFocal Marc Epstein thotë se ai është i kënaqur me to.

"Gjëja më e rendësishme për mua është funksioni, por edhe shumë miq po më bëjnë komplimente dhe shumë nuk e dinë se këto janë syze speciale."

Me një çmim jo të lirë, prej 900 dollarësh në Shtetet e Bashkuara, mjeku Kurtain thotë se shikueshmëri e përmirësuar e justifikon në njëfarë mënyre çmimin e lartë. //ad//

XS
SM
MD
LG