Lidhje

Socialistët përcaktojnë sot qendrimin ndaj parlamentit


Në Shqipëri kryesia e Partisë Socialiste do të përcaktojë sot qëndrimin e saj lidhur me parlamentin. Linja mbizotëruese e mbështetur edhe nga kryetari në detyrë, Edi Rama, është ajo e bojkotimit por që ka mundësi të kushtëzohet me disa kërkesa, ku kryesorja mbetet një komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate për shkak se disa nga anëtarët, si Ben Blushi e Arben Malaj, janë shprehur kundër bojkotit.

XS
SM
MD
LG