Lidhje

Radovan Karaxhiç kërkon shtyrjen e gjyqit ndaj tij


Ish udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i kërkoi gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë që të shtyjë gjyqin e tij për 10 muaj për t’i dhënë atij kohë të përgatitet të mbrohet.

Karaxhiç tha se atij i duhet kohë të lexojë gati një milion faqe të dokumentave të prokurorisë si dhe të intervistojë dëshmitarë të prokurosisë e të palës mbrojtëse.

Ai përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerzimit, që e kanë burimin nga konflikti në Bosnje-Herzegovinë në fillim të viteve 1990-të.

Autoritetet serbe e arrestuan Karaxhiçin vitin e kaluar pasi u shpëtoi autoriteteve për më shumë se 12 vjet si një prej të akuzuarve më të kërkuar të botës. Kohët e fundit, prokuroria bëri përpjekje për të përshpejtuar procedurat gjyqësore.//lk


XS
SM
MD
LG