Lidhje

SHBA: Do të bëhen publike vizitat në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, njoftoi se për herë të parë do të bëhen të ditura për publikun vizitat në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë të bërë sot, Presidenti tha se çdo muaj do të vihen në internet vizitat që janë bërë në 90 deri 120 ditët e mëparëshme.

Presidenti Obama tha se amerikanët kanë të drejtë të dinë se cilat zëra dëgjohen në procesin e vendim-marrjes në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratën zyrtare thuhet se një numër i vogël takimesh nuk do të bëhen publike për arsye të sigurimit kombëtar. Në të thuhet gjithashtu se çështjet konfidenciale, si emërimet për në Gjykatën e Lartë, nuk do të bëhen publike.

Administrata e Presidentit Bush u përpoq që vizitat në Shtëpinë e Bardhë të mos bëheshin publike. Presidenti Obama thotë se politika e publikimit të vizitave është përmbushje e premitimit të administratës së tij për të qënë e hapur dhe transparente.

Një grup privat, Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington, ka ngritur padi kundër administratave Bush dhe Obama për publikimin e listave të vizitorëve. //ii

XS
SM
MD
LG