Lidhje

90 të vrarë nga një sulm ajror i NATO-s në veri të Afganistanit


Një sulm ajror i NATO-s në orët e para të mëngjesit ndaj dy cisternash nafte në veri të Afganistanit shkaktoi një shpërthim nga i cili gjetën vdekjen deri në 90 vetë, shumë prej tyre civilë.

Zyrtarët e NATO-s thanë se kishin dhënë urdhër për sulmin ndaj cisternave të cilat ishin rrëmbyer nga militantët talebanë dhe ishin dërguar prej tyre në një fshat të provincës Kunduz.

Zyrtarët vendas thanë se në këtë sulm mbetën të vrarë 56 talibanë dhe një numër i madh civilësh.

Autoritetet e NATO-s konfirmojnë se dhjetra militantë u vranë dhe se po hetojnë njoftimet rreth vrasjes edhe të civilëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, premtoi se do të kryhen hetime të plota.

Presidenti afgan Hamid Karzai bëri një deklaratë ku thuhej se “vënia në shënjestër e civilëve është e papranueshme” dhe njofoi se një komision do të kryejë hetime rreth sulmit.//lk



XS
SM
MD
LG