Lidhje

Fjalimi i Obamës për arsimin ngjall kundërshtime


Drejtues të shkollave në disa zona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë se ata nuk do të transmetojnë një fjalim që Presidenti Obama pritet të mbajë javën e ardhshme.

Një numër shkollash në të paktën 6 shtete thanë se nuk do ta shfaqin fjalimin nëpër klasa, pas kundërshtimeve të disa drejtorëve dhe prindërve.

Presidenti Obama ka planifikuar ta mbajë fjalimin ditën e martë në një shkollë të shtetit të Virxhinias.

Fjalimi pritet të transmetohet drejtpërsëdrejti në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë dhe në rrjetin kabllor C SPAN.

Fjalimi ngjalli kritika kur sekretari i arsimin Arni Dankën u nisi një letër drejtuesve të shkollave të cilëve u bëri thirrje të lejojnë nxënësit ta shohin fjalimin.

Kritikët konservatorë thanë se Presidenti Obama po shfrytëzon rastin për të reklamuar axhendën e tij politike dhe po i tejkalon caqet e ndërhyrjes së qeverisë në shkolla.

Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se fjalimi i presidentit nuk është fjalim për politikat e qeverisë. //ii

XS
SM
MD
LG