Lidhje

BE fton në një takim udhëheqësit e vendeve më të industrializuara


Kryeministri i Suedisë tha se udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen për të diskutuar shpërblimet e bankave përpara takimit të nivelit të lartë të grupit të njëzetëshes nga fundi i këtij muaji.

Kryeministri, Frederik Reinfeld, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, tha se takimi do të zhvillohet më 17 shtator. Ai tha se në rendin e bisedimeve gjithashtu do të përfshihen ndryshimet klimatike dhe strategjitë në përgjigje të krizës ekonomike botërore.

Zoti Reinfeld tha se ai do të dëshironte që blloku i 27 pjestarëve të koordinonte një pozicion të përbashkët për këtë çështje përpara takimit të lartë të grupit të njëzetëshes së udhëheqësve të vendeve më të industrializuara të botës, i cili do të zhvillohet në datat 24 dhe 25 shtator në qytetin e Pitsburgut këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjermania, Franca dhe Britania nxitën këtë javë një rregullator për shpërblimet bankare dhe gjobat për bankat që nuk pranojnë t'i binden rregullit. //mm//


XS
SM
MD
LG