Lidhje

Berisha vijon bisedimet për kabinetin e ri qeveritar


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot ciklin e bisedimeve për formimin e kabintetit të ri qeveritar.

Në mesditë ai u takua me kryetarin e partisë republikane Fatmir Mediu, i cili është dhe deputeti i vetëm i kësaj force në parlament.

Zoti Berisha ka deklaruar se përfaqësimi i aleatëve të tij në qeveri do të jetë në proporcion me votat e marra në zgjedhjet e 28 qershorit.

Pas takimit zoti Mediu tha se do të mblidhte kryesinë e partisë së tij për të vendosur mbi ofertat e marra duke theksuar se në koalicionin e djathtë republikanët kanë kontribuar më shumë se sa vetëm më nje deputet në parlament.

Sipas zërave të ndryshëm, kësaj partie i është ofruar një post ministror, të cilin mund ta zerë vetë zoti Mediu.

Pasdite kryeministri do të takohet me kryetarin e partisë Drejtësi dhe Integrim, forcë e cila gjithashtu mundi të sigurojë një vend në parlament.

Deri tani janë konfirmuar në qeverinë e re kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, si dhe ministria e Ekonomisë dhe ajo e Shëndetësisë që i janë dhënë po LSI-së.

XS
SM
MD
LG