Lidhje

G-20: Nuk do të lejojmë që mëkëmbja e brishtë globale të shembet


Ministrat e financave nga vendet më të pasura dhe ato me rritje të shpejtë ekonomike premtuan se nuk do të lejojnë që mëkëmbja e brishtë globale të shembet.

Ministrat nga grupi i 20shes përfunduan sot në Londër një takim kritik duke rënë dakort për nevojën e vazhdimit të shpenzimeve për të stimuluar rritjen ekonomike – si dhe nevojën për reforma të isntitucioneve ekonomike botërore për të përfaqësuar më mirë ekonomitë e vendeve në zhvillim.

Takimi dy ditor vjen ndërsa krerët e grupit të 20-shes përgatiten për një takim të rëndësishëm të nivelit të lartë në qytetin amerikan të Pitsburgut në fund të këtij muaji.

Ka një numër treguesish se bota po del nga recesioni më i thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner tha se bota duhet të vazhdojë të ndeshet me sfida të rëndësishme.

Vazhdon të ketë mosmarrëveshje mbi mënyrat e reformimit të sistemit bankar që vlerëson drejtuesit e lartë ekzekutivë të bankave me bonuse dhe rroga të larta, edhe pse shumë nga vendimet e tyre ndihmuan në nxitjen e krizës financiare./ap.

XS
SM
MD
LG