Lidhje

Mosmarrëveshjet kufitare Kroaci - Slloveni në prag të zgjidhjes


Një mosmarrëveshje prej gati dy dekadash mes Kroacisë dhe Slovenisë duket se është afër fundit.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve po takohen në Stokholm të Suedisë dhe thanë sot se janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje.

Dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje për kufinjtë rreth Gjirit të Piranit dhe qasjen në Detin Adriatik që kur fituan pavarësinë në vitin 1991.

Kroacia është përpjekur të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por zyrtarët thonë se mosmarrëveshjet kufitare kanë qenë pengesë e madhe. Sllovenia është anëtare e BE-së.

Ministri i jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç thotë se një zgjidhje mund të ofrohet së shpejti. Homologu i tij slloven Samuel Zbogar thotë se vendet kanë më shumë mitëkuptim ndaj njeri tjetrit tani, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë.//mm//

XS
SM
MD
LG