Lidhje

Afganistan:Kreu i forcave amerikane dhe NATO-s viziton zonën e sulmeve


Komandanti i forcave amerikane dhe të Natos në Afganistan vizitoi zonën e sulmit ajror në Konduz ku zyrtarët vendorë thanë se u vranë civilë.

Gjenerali i ushtrisë amerikane Stanley McChrystal vizitoi zonën ku një ditë më parë bombat e një sulmi ajror amerikan shpërthyen dy çisterna nafte të rrëmbyera nga talebanët. Nga sulmi u vranë gati 90 vetë. Nuk është e qartë se sa prej tyre ishin civilë. Aleanca e Natos ka nisur një hetim për incidentin.

Në një fjalim në televizionin afgan, gjenerali McChrystal premtoi të bëjë publike rezultatet e hetimit. Komandantët ushtarak gjerman urdhëruan sulmin pasi dyshonin se çisternat do të përdoreshin si armë për sulme vetvrasëse. //mm//

XS
SM
MD
LG