Lidhje

Grejt Smoki Mauntëns mes Karolinës së Veriut dhe Tenesit

  • America's Parks

I ndodhur në kufirin mes Karolinës së Veriut dhe Tenesit, Great Smoky Mountains ofron pamje intriguese dhe tejet të veçanta për vizitorët nga e gjithë bota. Ata vinë për të eksploruar bukuritë natyrore të Amerikës, duke i bërë “tymnajat”, një nga parqet më të frekuentuara në Shtetet e Bashkuara.

Retë e varura mbi majat dhe shpatet e maleve i kthejnë ato në fantazma. Mjegulla e lagësht bie mbi lugina dhe i gjithë pejsazhi është i mbuluar nga një gri ëndërruese. Kështu vjen dhe emri “Smokys”, tymnajat për parkun kombëtar Great Smoky Mountains.

Pyjet e vjetra, shumë të vjetra i kanë mbijetuar Epokës së Akullit. Great Smokys kanë më shumë drurë autoktonë se sa gjithë Evropa Veriore. Pjesa më e madhe e këtij parku kombëtar është ende e pashkelur.
Por shtigjet alpine prej 800 miljesh e bëjnë këtë pejsazh të afërt për njerëzit.

Dikur, njerëz tamam si ne, tentuan ta kultivonin këtë natyrë të egër. Këta ishin gra dhe burra të guximshëm të maleve. Tani koha i ka lënë ata në mjegullën e harresës.

Këtu ne mund të dalim nga epoka e elektronikës në një botë të praprekur prej saj. Shëpiza, kasolle, stalla, këmbana kishash. Askush nuk ka jetuar këtu për gjysmë shekulli.

Në saje të atyre njerëzve me një tjetër lloj shpirti pionier, këto male janë ruajtur. Sot banorët e maleve kanë ikur, por karrocat e tyre janë ende këtu, sepse ky është kthyer në një park kombëtar ku vizitorët shkojnë në thellësi të kohrave për të takuar banorët e Great Smokys.

XS
SM
MD
LG