Lidhje

Kosovë: Vazhdon greva e familjarëve të personave të zhdukur


Një grup familjarësh të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, hynë sot në ditën e gjashtë të grevës para dyerve të Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në Prishtinë duke kërkuar përshpejtimin e procesit të identifikimit të mbi 400 trupave që mbahen në këtë zyrë. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës Kosova numëron rreth 1 mijë e 900 persona, fati i të cilëve mbetet i pandriçuar.

XS
SM
MD
LG