Lidhje

Jep dorëheqjen një nga këshilltarët e presidentit Obama


Shtëpia e Bardhë tha se një këshilltar i presidentit Obama për ambjentin ka dhënë dorëheqjen pas një debati që përfshinte deklaratat e tij në të kaluarën.

Van Jones kërkoi ndjesë javën e kaluar për nënshkrimin e një peticioni që vinte në pyetje nëse zyrtarë të lartë amerikanë lejuan të ndodhin sulmet e 11 shtatorit.

Republikanët e kritikuan zotin Jones duke i quajtur pikëpamjet e tij ekstremiste. Ata thanë se ai nuk kishte vënd në administratë.

Në një deklaratë të publikuar sot, zoti Jones thotë se kundërshtarët e tij përdorën gënjeshtra dhe shtrëmbëruan fakte për të hequr vëmendjen nga debati i tanishëm mbi kujdesin shëndetësor dhe energjinë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se komentet e mëparshme të zotit Xhons nuk ishin miratuar nga presidenti Obama. Gjatë emisionit This Week në stacionin televiziv ABC sot, zoti Gibs tha se Van Xhons kishte vendosur se programi i presidentit ishte mp i rëndësishëm sesa programi i tij personal.

XS
SM
MD
LG