Lidhje

Maqedoni: Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Ohër


Autoritetet në Maqedoni kanë arrestuar kapitenin e anijes që u fundos të shtunën duke vrarë 15 turistë bullgarë.

Zyrtarët thanë se Sotir Filevski do të mbahen nën arrest për 30 ditë ndërkohë që kryhen hetimet për tragjedinë.

Hetuesit maqedonas thanë se po shqyrtojnë raportet që thonë se diçka mund të jetë çarë në fund të anijes para se ajo të fundosej.

Ata thanë mbipesha në anijen 85 vjeçare mund të ketë qënë shkaku i aksidentit. Hetuesit thanë se anija nuk mund të mbante më shumë se 45 pasagjerë.

Anija ishte e mbushur me turistë bullgarë kur u fundos dje në Liqenin e Ohrit duke vrarë 15 persona përfshi një fëmijë. Katër pasagjerë janë në gjendje të rëndë. //bsa//

XS
SM
MD
LG