Lidhje

Kosovë: BE, bisedime me vendasit për çështjen EULEX


Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë po vazhdojne bisedimet me dyer të mbyllura me udhëheqësit e Kosovës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për gjendjen e krijuar pas refuzimit të Prishtinës për të mbështetur një marrëveshje për bashkëpunimin policor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se protokolli është me rëndësi thelbësore për luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa Prishtina ngul këmbë se bashkëpunimi ndërmjet shteteve të rajonit në këtë fushë duhet të vendoset nga qeveritë e shteteve sovrane.

XS
SM
MD
LG