Lidhje

Londër: Shpallen fajtorë 3 persona për komplotin e avionëve


Një gjykatë e Londrës shpalli fajtor tre britanikë se janë përpjekur të vrasin mijra civilë me anë të një komploti që përfshinte përdorimin e eksplozivëve të lëngët për të hedhur në erë avionë që fluturonin nga njëra anë e Atlantikut në tjetrën.

Gjykata shpalli sot fajtorë kreun e grupit, Abdullah Ahmed Ali si dhe Assad Sarwar dhe Tanvir Hussain për komplotin e vitit 2006, që kishte të bënte me futjen fshehurazi në avion të eksplozivëve të lëngët të maskuar si pije freskuese.

Juria u hoqi akuzat katër personave të tjerë që kishin lidhje me komplotin por nuk arriti në një vendim për rolin e një personi të tetë të dyshuar i cili ka qenë shpallur më parë fajtor për akuza të ngjashme.

Prokurorët thonë se personat në fjalë synonin të bënin një demonstrim të dhunshëm dhe vdekjeprurës me hedhjen në erë të avionëve që fluturonin nga Londra në drejtim të Amerikës Veriore.

Zbulimi i komplotit solli ndryshime në shkallë të gjerë për industrinë ajrore duke venë kufizime të mëdha për pasagjerët që fusnin në avion lëngje apo lëndë xhelatinoze. //ii

XS
SM
MD
LG