Lidhje

Ditë zie në Bullgari për 15 qytetarët e mbytur në Maqedoni


Flamujt janë ulur sot në gjysëm shtize në Bullgari, ndërsa vendi mban një ditë zi për 15 qytetarët, që u mbytën kur anija me të cilin udhëtonin u fundos në Maqedoninë fqinje.

Zyrtarët anuluan dje gjithashtu ceremonitë me rastin e bashkimit të Bullgarisë, që do të përfshinin fishekzjarre dhe koncerte. Të paktën 55 turistë, shumica bullgarë, ishin në bordin e anijes në Lidenin e Ohrit kur anija u fundos të shtunën.

Autoritetet në Maqedoni kanë arrestuar kapitenin e anijes. Zyrtarët thanë se Sotir Filevski do të mbahen nën arrest për 30 ditë ndërkohë që kryhen hetimet për tragjedinë. /ap

XS
SM
MD
LG