Lidhje

Loja elektronike "Bitëllsat - Grup Roku", së shpejti në treg


Një këngë e famshme e Bitëllsave titullohet "With a Little Help from my Friends" - "Me pak Ndihmë nga Miqtë".

Këtë radhë me pak ndihmë nga vetë Bitëllsat, nga firma Super Mario, si dhe nga uljet e çmimeve të kompanive Sony dhe Microsoft, industria e lojrave elektronike shpreson të rigjallërohet përsëri këtë vjeshtë me një artikull të ri.

Më 9 shtator del në treg loja elektronike "Bitëllsat - Grup Roku". Është një përpjekje tjetër për t'ia prezantuar grupin legjendar dhe muzikën e tyre një brezi të ri. Të rinjtë që do të blejnë lojën kanë mundësi të zgjedhin se cili nga Beatles-at duan të jenë: Xhoni, Poli, Xhorxhi apo Ringo dhe të pretendojnë se po bëjnë prova në studion e famshme në Abbey Road të Londrës, apo para mijëra spektatorëve entuziastë.

Përveç blerjes së lojës elektronike dhe komponentëve të tjerë si për shembull një kitarë, duhet të shkarkosh elektronikisht edhe këngët e Beatles-ave që pastaj i luan në kitarë apo i shoqëron me zë. Varësisht edhe nga këto artikuj që zgjedh, çmimi i lojës luhatet nga 65- 295 dollarë./ap

XS
SM
MD
LG