Lidhje

Katër ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet me bombë në Irak


Ushtria amerikane tha se 4 ushtarë amerikanë u vranë nga sulmet me bombë në anë të rrugës në Irakun verior dhe Bagdadin jugor.

Në deklaratën e sotme të ushtrisë thuhej se në sulmin në Irakun verior u vranë tre ushtarë dhe një tjetër në kryeqytet.

Në zhvillime të tjera, policia irakiane tha se një sulm me bombë pranë qytetit verior të Kirkukut la të vrarë një shef policie dhe katër nga oficerët e tij.

Shpërthimi goditi në qytetin Armil një autokolonë, ku ndodhej edhe shefi i policisë.

Në Bagdad, policia tha se një shpërthim me bombë goditi një autokolonë ku ndodheshin punonjës të Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 5 të tjerë./ap

XS
SM
MD
LG