Lidhje

Caktohet data për gjyqin e Radovan Karaxhiçit


Gjykatësi O-Gon Kwon i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë thotë se gjyqi ndaj ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç do të fillojë më 19 tetor.

Gjykatësi tha sot se Karaxhiçi do të dalë në gjyq muajin e ardhshëm, pavarësisht nga fakti që ka kërkuar shtyrje të procesit për 10 muaj.

Mbi Radovan Karaxhiçin rëndojnë 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me konfliktin e Bosnjes në vitet '90.

Në seancën e sotme, Karaxhiçi u ankua se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur argumentat e mbrojtjes, por gjykatësi Kwon hodhi poshtë kërkesën për shtyrje. Ai theksoi se procesi nuk duhet të zgjasë më shumë se 3 vjet.//lk


XS
SM
MD
LG