Lidhje

Vazhdon dhuna në Afganistan, 3 civilë të vrarë e 6 të plagosur në Kabul


Zyrtarët në Afganistan thonë se një vetëvrasës sulmoi sot në mëngjes afër një baze ushtarake në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, duke vrarë 3 civilë e plagosur 6 të tjerë.

Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin, nga i cili u plagos edhe një ushtar i forcës ndërkombëtare.

Aeroporti përdoret si nga civilët edhe nga trupat e huaja të dislokuara në atë vend. Shpërthimi ndodhi përjashta murit rrethues në anën ushtarake.

Kryengritësit talebanë vunë aeroportin në shënjestër të sulmeve me raketa muajin e kaluar, ndërsa intensifikuan fushatën e tyre të dhunshme para zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit.

Ndërkohë, forca ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO-ja arriti në përfundimin se civilët ishin mes të vrarëve e të plagosurve nga sulmi ajror i së premtes në provincën veriore të Kunduzit.
Ky vlerësim u bazua në hetimet paraprake lidhur me sulmin.

Sulmi ajror, i kryer me urdhër të një komandanti gjerman, kishte në shënjestër militantë Talebanë, por zyrtarët lokalë thanë se mes të vrarëve kishte edhe shumë civilë. (ze)

XS
SM
MD
LG