Lidhje

Aspirina ndihmon pacientët me kancer në zorrën e trashë


Që prej kohëve të lashta, njerëzit kanë përdorur barna kundër dhimbjeve dhe temperaturës. Por shkencëtarët e kohës sonë kanë gjetur arsye të tjera për përdorimin e aspirinës. Ky ilaç ndihmon rrjedhën e gjakut nëpër artere. Si rezultat, pacientët me rrezik për blokim arteresh, shpesh rekomandohen nga mjeku të marrin cdo ditë një aspirinë me dozë të ulët. Dhe ndërsa studimet në fushën e aspirinës vazhdojnë, një studim i ri tregon se aspirina mund të ndihmojë edhe pacientët me kancer në zorrën e trashë.

Studimi i kryer mes 1 mijë e 300 pacientëve me këtë lloj kanceri tregoi se pacientët që morrën aspirinë 325 miligramëshe të paktën 2 herë në javë ishin 30 përqind më pak në rrezik të vdisnin nga kanceri në zorën e rtrashë, në krahasim me pacientët që nuk morrën aspirinë. Ky studim u krye në spitalin e përgjithshëm në Masaçusest mes pacientëve që kishin mesatarisht 11 vjet që ishin diagnostikuar me kancër në zorrën e trashë.

Por shkencëtarë të tjerë paralajmërojnë se përdorimi i asapirinës në doza të larta mund të shkaktojë dëme si në stomak, zorrë e tru, prandaj gjithmonë pacienti duhet të këshillohet me mjekun para marrjes së aspirinës.

XS
SM
MD
LG