Lidhje

Kaloritë ndikojnë në jetëgjatësi


Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se 37 përqind e majmunëve që hëngrën aq sa deshën vdiqën pas 20 vjetësh nga shkaqe që lidheshin me moshën, ndërkohë që vetëm 13 përqind e majmunëve që iu nënshruan një diete të rreptë vdiqën gjatë së njëjtës perudhë.

Gjithashtu, shkencëtarët vunë re se majmunët që ndoqën dietë u prekën 50 përqind më pak nga sëmundje të zemrës dhe kanceri dhe mes tyre nuk pati asnjë rast diabeti. Ky studim nxjerr edhe një herë në pah debatin e herëshëm se kaloritë e larta ndikojnë në shkurtimin e jetës.

Ndikimi i kufizimit të kalorive në jetëgjatësi ka qënë objekt studimi që në vitet 1930 dhe studime të ngjashme kanë treguar se pakësimi i kalorive tek disa kafshë zgjat jetën e tyre.

Shkencëtarët aktualisht po studiojnë efektet e dietave tek njerëzit. Megjithëse kjo nuk është e lehtë sepse dieta mes njerëzve është më e vështirë për t’u kontrolluara dhe njeriu jeton më gjatë sesa kafshët.

XS
SM
MD
LG