Lidhje

Obama sot  në Kongres për reformën e kujdesit shëndetësor


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të mbajë sonte një fjalim drejtuar dy dhomave të kongresit me shpresë se për t’i bindur ligjvënësit të pranojnë idetë e tij për reformën në kujdesin shëndetësor.

Detyra me e vështirë e presidentit Obama do të jetë për të bindur skeptikët, përfshi republikanët dhe disa demokratë të moderuar se propozimi i tij për një sigurim shëndetësor të kontrolluar nga qeveria është i mundur.

Presidenti Obama argumenton se programi i tij do nxisë konkurencën mes kompanive private të sigurimeve, ndërsa disa kritikë thonë se ky plan do t’i vendosë sigurimet shëndetësore nën kontrollin e qeverisë.

Dje një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Obama do të përpiqet të sqarojë hollësitë e planit të tij. Ai do të hedhë poshtë zërat mbi të ashtuquajturat “komisionet e vdekjes” që do të vendosnin se kush kualifikohet për kujdes shëndetësor, si dhe frikën se ky program mund të rrisë deficitin e buxhetit federal./a/

XS
SM
MD
LG