Lidhje

Afganistan - KQZ urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale


Komisioni qëndror i zgjedhjeve të Afganistanit ka urdhëruar një ri-numërim të votave të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Ky vendim pason një deklaratë të komisionit të mbështetur nga OKB-ja ku thuhet se janë gjetur të dhëna të qarta e bindëse për manipulim votash.

Komisioni i zgjedhjeve thotë se votat do të ri-numërohen në ato zona ku është njoftuar për pjesmarrje 100 përqind në votime dhe në zonat ku thuhet se një kandidat ka fituar 95 përqind të votave.

Rezultatet paraprake të njoftuara dje tregojnë se zoti Karzai ka fituar 54 përqind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor, Abdullah Abdullah, 28 per qind./a/

XS
SM
MD
LG