Lidhje

Forcat e Natos lirojnë një gazetar të rrëmbyer në Afganistan


Forcat e Natos në Afganistan liruan sot një gazetar të Nju Jork Tajms-it i mbajtur peng nga militantët, megjithëse përkthyesi i tij dhe një ushtar britanik u vranë në operacion.

Stephen Farrell, qytetar me dyshtetësi irlandezo-britanike, u rrëmbye të shtunën ndërsa raportonte për pasojat e një sulmi të debatueshëm ajror të Natos në provincën e Kunduzit.

Farrell i tha gazetës Tajms se përkthyesi i tij Sultan Munadi i cili ishte rrëmbyer në të njëjtën kohë, u qëllua për vdekje gjatë një përpjekje shpëtimi. Farrell tha se nuk e dinte në se goditjet fatale u qëlluan nga operacioni i shpëtimit apo nga militantët.

Një grua afgane u vra gjithashtu gjatë sulmit.

Në qershor, një tjetër gazetar i Nju Jork Tajms, David Rohde, u shpëtoi militantëve që e kishin mbajtur për disa muaj në malet e Afganistanit dhe Pakistanit.

Në të dyja rastet, gazeta dhe burime të tjera të medias, nuk trumbetuan lajmin për rrëmbimet për të mbrojtur gazetarët.//rd//


XS
SM
MD
LG